Kryeministri Nikollaj Denkov ndodhet për një vizitë njëditore pune në Athinë, ku do të marrë pjesë në një darkë të dhënë nga homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis. Në takim do të diskutohet e ardhmja evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në darkë do të marrin pjesë presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo, kryeministri i Rumanisë Ion-Marcel Çolaku, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, presidentja e Moldavisë, Maya Sandu, si dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..
Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..
62% e prindërve janë kategorikisht kundër futjes së lëndës obligative “Feja dhe Ortodoksia”, dhe vetëm 10% e konsiderojnë mungesën e edukimit fetar si..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..