Mbi 150 janë viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore në vitin 2022 në vendin tonë, sipas të dhënave të prokurorisë. Këto janë vetëm rastet e raportuara ku procedurat paraprake janë në vazhdim. Se cili është numri aktual i viktimave mbetet një mister, por problemi me këtë lloj skllavërie moderne nuk duhet nënvlerësuar. Ekspertët këshillojnë të ushtroni vigjilencë personale dhe të mos u besoni premtimeve për të ardhura të shpejta dhe të lehta. Por nëse biem në grackën e punës, mund të kërkojmë ndihmë përmes Linjës Kombëtare të Trafikimit të Njerëzve. Telefonatat në numrin 080020100 janë të mundshme nga kudo në Bullgari dhe BE, plotësisht falas dhe me anonimitet të garantuar.
Ekspertët në linjë ofrojnë gjithashtu ndihmën e tyre kundër një prej mënyrave më të zakonshme për të tërhequr viktima të reja të trafikimit të qenieve njerëzore – reklamat e rreme të punës që gjejmë në rrjetet sociale. Ata mund të kontrollojnë besueshmërinë e tyre dhe të këshillojnë aplikantin për punë për kurthet e mundshme të fshehura në to.
Vitin e kaluar në linjën telefonike kombëtare janë regjistruar mbi 1000 telefonata, nga të cilat 42 nga viktimat e trafikimit, mësojmë nga Monika Nikollova – drejtoreshë e Fondacionit “A21”, e cila menaxhon linjën kombëtare 24 orëshe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Ekspertët në linjë ofrojnë gjithashtu ndihmën e tyre kundër një prej mënyrave më të zakonshme për të tërhequr viktima të reja të trafikimit të qenieve njerëzore – reklamat e rreme të punës që gjejmë në rrjetet sociale. Ata mund të kontrollojnë besueshmërinë e tyre dhe të këshillojnë aplikantin për punë për kurthet e mundshme të fshehura në to.
Vitin e kaluar në linjën telefonike kombëtare janë regjistruar mbi 1000 telefonata, nga të cilat 42 nga viktimat e trafikimit, mësojmë nga Monika Nikollova – drejtoreshë e Fondacionit “A21”, e cila menaxhon linjën kombëtare 24 orëshe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
“Njerëzit që kanë dashur të kërkojnë një jetë të re jashtë vendit, kapen shumë lehtë nga ofertat e ndryshme për punë në ndërtim, bujqësi apo diku tjetër. Atyre u duket shumë joshëse, pasi një pagë 1000-1500 euro u duket shumë e madhe. Megjithatë, ata shpesh nuk mendojnë se standardi në vendin përkatës është krejtësisht i ndryshëm dhe në fakt këto para nuk janë shumë – tha drejtoresha e fondacionit Monika Nikollova për Radio Bullgarinë. – Duke ndjekur “ëndrrën” e tyre hasin njerëz që i sigurojnë se mund të largohen menjëherë, të punojnë dhe të marrin rrogën e përcaktuar. Por me të mbërritur, ata strehohen në kushte çnjerëzore, të detyruar të punojnë pa pushim nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe nuk kanë qasje në botë. Kur një person mendon se diçka nuk është në rregull, ai përpiqet të marrë paratë e tij dhe të largohet. Mirëpo, rezulton se ai tashmë është bërë debitor ndaj punëdhënësve, pasi ata e kanë sjellë, i kanë paguar biletën, janë kujdesur për ushqimin dhe akomodimin. Shuma që duhet të paguajë është zakonisht e madhe dhe ai nuk mund të largohet derisa ta kthejë atë”.
Një shenjë me të cilën mund të njohim reklama të tilla kurth është shpejtësia me të cilën i ashtuquajturi “punëdhënës” bie në kontakt dhe mundësia për t'u larguar të nesërmen ose të njëjtën javë, pasi bileta dhe akomodimi ynë janë tashmë të siguruara.
Monika ndan me ne gjithashtu një nga teknikat më të zakonshme të përdorura nga trafikantët që kërkojnë viktimën e tyre të radhës. Ajo mund të jetë e çdo gjinie, lloji dhe statusi shoqëror:
“Ka persona të tillë që kanë rënë në skema të trafikimit të qenieve njerëzore, për qëllime shfrytëzimi seksual, lidhur me marrëdhënien e tyre të dashurisë. Rrjetet sociale predispozojnë dhe i mundësojnë trafikantit të gjejë lehtësisht viktimën e tij të radhës. Ata vendosin kontakte, fillojnë të flasin, të takojnë njëri-tjetrin, gradualisht ai fillon ta izolojë vajzën nga të afërmit, miqtë, ta kontrollojë sa më shumë dhe mund të fillojnë të jetojnë së bashku. Miqësia ndonjëherë zgjat shumë, herë pasohet nga martesa. Pas kësaj, ai fillon ta shfrytëzojë, duke e nxjerrë jashtë vendit me kushtin se do të punonin jashtë vendit, do të mblidhnin para dhe do të ktheheshin përsëri tek ne, ku do të bënin një jetë të mrekullueshme”.
Në rastin e popullarizuar të javëve të fundit të vajzës nga Stara Zagora të shpërfytyruar nga i dashuri i saj, Monika Nikollova sheh shenjat jo aq të dhunës në familje sesa të një lloji tjetër krimi – trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi seksual.
“Kjo është mizori dhe torturë që është mjaft gjakftohtë dhe na kujton raste të tjera që përfshijnë viktima të trafikimit për shfrytëzim seksual për të cilat kemi punuar. Ato janë torturuar brutalisht me plagë të shumta fizike. Viktimat mbeten të gjalla, por pothuajse të fshirë si njerëz me vlerë – thotë drejtoresha e fondacionit “A21”. - Shumë shpesh kjo bëhet edhe për ta frikësuar vajzën, nëse ajo ka guxuar të thotë se dëshiron të largohet sepse nuk dëshiron ta bëjë këtë punë. Më pas vjen rrahja brutale për t'i kujtuar viktimës se edhe nëse dëshiron të arratiset, nuk është më e mundur. Shpesh një rrahje e tillë shërben edhe si shembull për vajzat e tjera që të dinë se ato mund të jenë të radhës nëse edhe ato vendosin të ikin”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: coe.int, Pixabay
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..