Pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen ishte një nga pikat kryesore të takimit në Athinë midis kryeministrit të Bullgarisë Nikollaj Denkov dhe homologut të tij rumun Ion-Marcel Ciolaku, njoftoi BTA.Sipas informacioneve nga shërbimi për shtyp qeveritar, të dy diskutuan për veprimet e përbashkëta të dy vendeve për arritjen e këtij qëllimi.Si argumente kryesore në favor të anëtarësimit tonë në Shengen, Denkov vuri në dukje heqjen e kufijve midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe midis Bullgarisë dhe Rumanisë, gjë që do të çlironte burime për një mbrojtje edhe më të mirë të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian - midis Bullgarisë dhe Turqisë.Nga ana tjetër, kjo do të zgjidhë edhe problemin e makinave që presin me orë të tëra në pikat kufitare mes vendeve anëtare të BE-së, gjë që do të ulë ndjeshëm edhe emetimet e karbonit.Të dy liderët diskutuan gjithashtu nevojën për të ndërtuar një urë të re mbi Danub midis Bullgarisë dhe Rumanisë, nisjen e një linje traget midis Ruse dhe Giurgiu dhe përshpejtimin e punës për projektin Fast Danube.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..