Kryeministri Nikollaj Denkov do të mirëpresë më 9 tetor të këtij viti kryeministrat e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe të Rumanisë, Ion-Marcel Ciolaku në rezidencën “Evksinograd” afër Varnës. Të ftuar janë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maya Sandu. Takimi u organizua gjatë vizitës njëditore të Denkovit në Athinë dje, kushtuar të ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Tema kryesore e bisedimeve në Bullgari do të jetë lidhja rajonale dhe më konkretisht projekti për një korridor nga Selaniku përmes Kavallës, Aleksandropolisit, Burgasit dhe Varnës në Konstancë me mundësi shtrirjeje në Moldavi. Ideja është të ndërtohet një infrastrukturë moderne transporti, komunikimi dhe energjie përgjatë rrugës, e cila do të aktivizojë lidhjet ekonomike dhe politike midis vendeve të përfshira.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..