Në Athinë, në kuadër të një takimi për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Nikollaj Denkov ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi edhe një herë kryeministrin Denkov për ndihmën e dhënë nga Bullgaria për Ukrainën. Denkov kujtoi se tashmë ka një vendim të qeverisë bullgare për dërgimin në Ukrainë të njëqind transportuesve të blinduar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ratifikimi nga parlamenti pritet ta përfundojë procedurën. Presidenti ukrainas ngriti çështjen e përpjekjeve të vendeve anëtare të NATO-s në Detin e Zi për të garantuar sigurinë në Detin e Zi. Ukraina tashmë po zhvillon bisedime për këtë temë me Turqinë dhe Rumaninë dhe ka ftuar Bullgarinë t'i bashkohet.
Zelenski konfirmoi gjithashtu interesin e Ukrainës për blerjen e dy reaktorëve bullgarë nga termocentrali i dytë i parealizuar "Belene" dhe pajisjet e tyre. Ministria e Energjisë është duke bërë vlerësimin e aseteve, sqaroi kryeministri. Pajisjet janë prodhuar nga koncerni rus "Rosatom".
Në takimin në Athinë u tha se BE-ja, Greqia, vendet e Ballkanit Perëndimor, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia mbështesin arritjen e paqes së qëndrueshme në Ukrainë bazuar në planin e paqes të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski. Përveç liderëve të vendeve të listuara, në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe Volodimir Zelenski.Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..