Zjarri në rajonin e Kazanllëkut dhe Mëglizhit është vënë nën kontroll në zonën e prekur që nga dita e djeshme. Aktualisht nuk ka flakë, por vetëm tym. Para BNR-së, guvernatorja e rajonit të Stara Zagorës, Iva Radeva, shprehu shpresën që situata në terren të qëndrojë e qetë deri në fund të orëve të ditës. Pasdite do të vlerësohet gjendja aktuale dhe do të diskutohet për anulimin e gjendjes së shpallur të fatkeqësisë së pjesshme.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar dhe me shumë gjasa është për shkak të pakujdesisë njerëzore, shtoi ajo. Sipas saj, aktualisht temperaturat janë shumë të larta, bari është i thatë dhe sipas parashikimeve do të ketë edhe të paktën dhjetë ditë me temperatura të larta dhe erë. Radeva paralajmëroi që të mos hidhen kapuça në natyrë, sepse edhe një flakë e vogël mund të shkaktojë zjarr të madh.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..