Ndeshja e parë e play-off-it për hyrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës mes Levskit dhe Eintracht Frankfurt përfundoi 1:1. Në minutën e 6-të, mysafirët kaluan në avantazh me një gjuajtje solide të Randal Kolo Muani. Nikoqirët bullgarë humbën një mundësi të shkëlqyer për të barazuar para pushimit. Që në fund, në kohën shtesë, Hashimi Fadiga lëshoi një goditje të fuqishme nga mbi 30 metra që shkoi drejt e në këndin e sipërm. Kjo ishte edhe gjuajtja e vetme e saktë në pjesën e dytë. Kështu Fadiga barazoi rezultatin me një gol mbresëlënës në minutën e fundit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, më 31 gusht, të enjten, në orën 21:30.
Sa i përket ndeshjes së parë të play-off-it për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, Ajax mposhti Lludogorec me rezultat 4:1.
Kështu, skuadra nga Amsterdami me fitoren e tyre garanton pjesëmarrjen e vet në grupet e turneut, ndërsa për bullgarët mbetet një revansh nderi dhe një vend në Ligën e Konferencave.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit më 31 gusht, të enjten, në orën 21:00.Ditën e parë të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes për të Rinj, Vajza dhe Djem në Lima, Bojana Kostadinova fitoi dy medalje. Te vajzat nën 17 vjeç, në kategorinë 49 kilogramë, ajo arriti medaljen e bronztë në dygarësh me 164 kilogramë. Në shtytje me..
I vetmi bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, fitoi kundër Jacob Fearnley duke e eliminuar atë me rezultatin 6:4, 7:6(3) në rrugën e tij për në raundin e 1/8 të turneut "Masters" në Madrid. Siç dihet, me rezultatin 6:4, 5:4 për tenistin tonë..
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë kampione, dhe Kjun Bjoll Xho nga Koerja e Veriut fitoi medaljen e argjendtë. Për gjimnasten Valentina..
Nënkampionia evropiane në shumëgarësh në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike, Stilijana Nikollova, e përfundoi pjesëmarrjen e saj në Talin me..