Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filluan Inspektime të përbashkëta që përcaktojnë pastërtinë e Detit të Zi

Foto: Veselina Kiriçeva

Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata “Përdoruesit aktivë” kanë nisur inspektime të përbashkëta për pastërtinë e ujit përgjatë Detit të Zi, raporton BNT. Inspektimet janë rezultat i një studimi të publikuar nga “Përdoruesit aktivë”, i cili konstatoi ndotje të ujit të detit me Escherichia coli disa herë më të larta se norma. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të dhënat janë të pasakta dhe manipulojnë opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Sipas ekspertëve shëndetësorë, metodologjia me të cilën janë mbledhur mostrat është e paqartë dhe nuk dihet se në cilin laborator janë analizuar. Nga ana tjetër, “Përdoruesit aktivë” këmbënguli për inspektime të përbashkëta me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ndërkohë, shkencëtarët e Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, “Drejtoria e Basenit” dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës bënë kërkimet e tyre për ujin në Detin e Zi, i cili tregoi se ai është i pastër nga patogjenët dhe gjurmët e vetme të ndotjes janë nga përdorimi i plehrave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..

botuar më 25-11-07 3.31.MD