Për herë të dytë këtë vit, qytetet Ruse dhe Varna do të mirëpresin trenin legjendar Orient Express. Të martën, më 29 gusht, ai do të mbërrijë fillimisht në Ruse dhe në orën 17:30 pritet të arrijë në stacionin hekurudhor në Varna. Sipas traditës, kryeqyteti ynë detar do të mirëpresë mysafirët sipas një zakoni të vjetër bullgar - me bukë pite dhe kripë, transmeton Bgtourism.bg. Më shumë se 10 guidë turistikë në gjuhët angleze, frënge, gjermane, italiane dhe spanjolle nga Unioni i Guidëve Turistik në Bullgari do të shoqërojnë mysafirët e "Orient Express" në një program turistik në Varna të përgatitur enkas për ta.
Treni historik udhëton në linjën Paris-Stamboll. Udhëtimi i parë u realizua në vitin 1883. Me kalimin e viteve, në tren kanë hipur personalitete të famshme, si Elizabeth II, Franz Joseph, Lev Tolstoj, Marlene Dietrich, Charles de Gaulle. Një fakt tjetër interesant është se para Luftës së Dytë Botërore, gjatë kalimit të tij nëpër Bullgari, treni drejtohej personalisht nga Mbreti Boris III.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..