Për herë të dytë këtë vit, qytetet Ruse dhe Varna do të mirëpresin trenin legjendar Orient Express. Të martën, më 29 gusht, ai do të mbërrijë fillimisht në Ruse dhe në orën 17:30 pritet të arrijë në stacionin hekurudhor në Varna. Sipas traditës, kryeqyteti ynë detar do të mirëpresë mysafirët sipas një zakoni të vjetër bullgar - me bukë pite dhe kripë, transmeton Bgtourism.bg. Më shumë se 10 guidë turistikë në gjuhët angleze, frënge, gjermane, italiane dhe spanjolle nga Unioni i Guidëve Turistik në Bullgari do të shoqërojnë mysafirët e "Orient Express" në një program turistik në Varna të përgatitur enkas për ta.
Treni historik udhëton në linjën Paris-Stamboll. Udhëtimi i parë u realizua në vitin 1883. Me kalimin e viteve, në tren kanë hipur personalitete të famshme, si Elizabeth II, Franz Joseph, Lev Tolstoj, Marlene Dietrich, Charles de Gaulle. Një fakt tjetër interesant është se para Luftës së Dytë Botërore, gjatë kalimit të tij nëpër Bullgari, treni drejtohej personalisht nga Mbreti Boris III.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..