Pas incidentit në Borovec më 19 gusht, ku u kap duke vozitur e dehur, Princesha bullgare Kalina u thirr sërish të paraqitet në Drejtorinë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme - Sofje. Vajza e monarkut bullgar Simeon Sakskoburggotksit është njoftuar nëpërmjet një avokati të autorizuar të shkojë në polici, ku do të akuzohet për aksidentin që shkaktoi duke e drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Deri më tani, as ajo dhe as avokati i saj nuk janë paraqitur në drejtorinë e MPB-së në Sofje me arsyetimin se avokati i saj është jashtë vendit. Nëse edhe sot Princesha Kalina nuk paraqet një arsye të vlefshme për mosparaqitjen e saj të mundshme, atëherë ajo mund të sillet me forcë para hetuesve. Dje, në përkujtimorin për vdekjen e gjyshit të saj, Mbretit Boris III, në Manastirin e Rillës, Simeon Sakskoburggotski për herë të parë komentoi rastin, ndërsa princesha Kalina heshti.Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..