Bashkatdhetari ynë Canko Cankov u bë kampion i botës në garën e vështirë në Oqeanin Paqësor, e cila zgjati 10 orë, 33 minuta e 29 sekonda. Ai është gjithashtu bullgari i parë që notoi me sukses 36 kilometra nga ishulli Santa Catalina deri në Los Anxhelos, njoftoi në Facebook gazetari Niki Iliev nga selia e notarit tonë në Kaliforni. Cankov arriti të kapërcejë valë të mëdha natën, në një temperaturë uji prej 15-18 gradë. Qysh në orën e parë ai mori hipotermi dhe disa kriza, por nuk u dorëzua.
Gara është ndër shtatë maratonat më të vështira në ujërat e hapura në kalendarin e Federatës Botërore të WOWSA dhe daton 127 vjet më parë. Rekordi botëror për notimin në ngushticën e Katalinës u vendos në vitin 2018, kur amerikani Hank Weiss arriti të kapërcejë distancën për 7 orë, 55 minuta e 16 sekonda.Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore). Në..
Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin..