Nuk është gjetur asnjë ndotje e ujit në Detin e Zi e rrezikshme për njerëzit. Këtë e tregojnë rezultatet e mostrave të ujit të detit të marra nga 30 zona përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Kontrollet janë provokuar pas informacioneve se standardet e ndotjes janë tejkaluar 41 herë. Në analizat e fundit të ujit të detit, të kryera në fillim të javës nga Inspektorati Shëndetësor Rajonal në Burgas, së bashku me përfaqësues të organizatës “Përdoruesit aktivë”, nuk u konstatua asnjë ndotje. Nga dy plazhet problematike – “Popski” afër Carevos, si dhe në Llozenec, kufijtë për cilësi të mirë të ujit gjithashtu nuk tejkalohen.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..