Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv pret një takim ndërkombëtar të metalurgëve

Foto: BTA

Më shumë se 100 ekspertë nga 18 vende po marrin pjesë në Takimin e 71-të Ndërkombëtar të Ekspertëve të Plumbit dhe Zinkut në Plovdiv, njoftoi BTA. Organizatorë janë Shoqata e Metalurgëve dhe Minatorëve në Gjermani (GDMB) dhe Holding KCM 2000. Përpara gazetarëve, Sabina Grund, drejtoreshë e asociuar e Shoqatës Ndërkombëtare të Zinkut për Zhvillim të Qëndrueshëm, theksoi se Marrëveshja e Gjelbër është e paimagjinueshme pa metale me ngjyra, sepseato janë thelbësore për ruajtjen e energjisë, veçanërisht nikeli dhe zinku, kërkesa e të cilëve është në rritje.

Ndër temat e diskutuara janë tendencat moderne në fushën e riciklimit, ekonomia rrethore dhe teknologjitë ekologjike në nxjerrjen metalurgjike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD

Parashikimi i motit për 31 janarin

Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..

botuar më 25-01-30 7.40.MD
Kristin Lagard

Bullgaria po përparon në përmbushjen e kritereve të konvergjencës për zonën e euros

Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..

botuar më 25-01-30 6.58.MD