Deputetët rikthehen pas pushimeve verore në parlament sot më 1 shtator. Zyrtarisht, puna e tyre duhej të fillonte më 7 shtator, por u mor vendimi për t'u rikthyer para afatit për shkak të një morie të detyrave të grumbulluara. Ndër pikat e rëndësishme në punën e deputetëve do të jenë ndryshimet në Kodin Penal, ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor dhe ndihma ushtarake për Ukrainën.
Seancat e parlamentit nuk do të mbahen më në godinën e sheshit “Kuvendi Popullor”, i cili do të rinovohet, por në ish-Shtëpinë e Partisë (selia e Komitetit Qendror të Partisë Socialiste Bullgare para ndryshimeve demokratike) mes godinave të Presidencës dhe Këshillit të Ministrave. Seanca e parë do të fillojë me shqyrtimin parlamentar me një dëgjim të ministrave.Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim shpresë për një fëmijë në vështirësi” dhe synon të sigurojë pajisje të teknologjisë së lartë për..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. "Kush mendonte se parlamenti mund të hyjë në këtë..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i Këshillit të Ministrave. Ai uroi anëtarët e rinj të Komisionit Evropian për zgjedhjen e tyre dhe u uroi..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..