Punonjësit e Agjencisë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” dhe Agjencia Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” protestuan mëngjesin e sotëm dhe bllokuan për më pak se një orë një kryqëzim në rrugën ndërmjet Plovdivit dhe Haskovos, në fillim të fshatit Popovica. Protesta u organizua nga Federata e Sindikatave të Pavarura nga bujqësia pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Mbi 100 persona nga të dy agjencitë nga e gjithë Bullgaria kërkuan një rritje prej 15% të pagave të tyre dhe një takim të menjëhershëm me ministrin e bujqësisë Kiril Vatev. Protestuesit paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të pasojnë më shumë protesta, duke përfshirë greva efektive, që do të kërcënojë mbrojtjen nga breshëri në sezonin aktual, në muajt kur priten ngjarje aktive të motit dhe të korrat bujqësore nuk kanë përfunduar.
Në Agjencinë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” punojnë rreth 1000 persona. 780 prej tyre i hedhin raketat. Paga e tyre bruto është 913 leva (rreth 456 euro), dhe shuma neto që marrin është 760 leva (380 euro). Punonjësit e tjerë janë fizikanë dhe inxhinierë të kualifikuar, të cilët marrin 1200 leva (600 euro) si personel të kualifikuar. Pagat në Agjencinë Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” janë të ngjashme.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..