Punonjësit e Agjencisë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” dhe Agjencia Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” protestuan mëngjesin e sotëm dhe bllokuan për më pak se një orë një kryqëzim në rrugën ndërmjet Plovdivit dhe Haskovos, në fillim të fshatit Popovica. Protesta u organizua nga Federata e Sindikatave të Pavarura nga bujqësia pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Mbi 100 persona nga të dy agjencitë nga e gjithë Bullgaria kërkuan një rritje prej 15% të pagave të tyre dhe një takim të menjëhershëm me ministrin e bujqësisë Kiril Vatev. Protestuesit paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të pasojnë më shumë protesta, duke përfshirë greva efektive, që do të kërcënojë mbrojtjen nga breshëri në sezonin aktual, në muajt kur priten ngjarje aktive të motit dhe të korrat bujqësore nuk kanë përfunduar.
Në Agjencinë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” punojnë rreth 1000 persona. 780 prej tyre i hedhin raketat. Paga e tyre bruto është 913 leva (rreth 456 euro), dhe shuma neto që marrin është 760 leva (380 euro). Punonjësit e tjerë janë fizikanë dhe inxhinierë të kualifikuar, të cilët marrin 1200 leva (600 euro) si personel të kualifikuar. Pagat në Agjencinë Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” janë të ngjashme.Në takimin me Presidenten e Komisionit Evropian, ishte e rëndësishme të konfirmohej besimi i ndërsjellë ndërmjet qeverisë së re bullgare dhe Komisionit të ri. Kryeministri Rosen Zheljazkov u tha gazetarëve këtë pas një takimi në Strasburg me Ursula von..
Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..
Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..