Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Staro Zhelezare u bë fshati i parë në botë me një muze të artit të rrugës

19
Foto: BТА

Nëfshatin e vogël Staro Zhelezare hapi dyert Muzeu i parë Rural i Artit të Rrugës në botë. Ekspozita përfshin panele shumëngjyrëshe me foto origjinale të realizuara gjatë festivaleve Street Art në Staro Zhelezare nga viti 2013 e deri më tani.


Ideja i përket një familjeje piktorësh bullgaro-polake, të cilët prej vitesh pikturojnë muret e bardha të fshatit, së bashku me nxënësit e tyre
. Venci dhe Katarzhina Pirjankovi jetojnë në Poznan. Aty kanë një shkollë vizatimi për studentët e ardhshëm dhe verën ekalojnë në Staro Zhelezare, ku Venci ka një pronë trashëgimore. Me kalimin e kohës, familja artistike e ktheu shtëpinë e tyre në fshatin e malit SrednaGora në një kamp krijues ku ftojnë nxënësit e tyre. Çdo verë, piktorë të rinj polakë mbërrijnë këtu për të krijuar dhe materializuar imagjinatën e tyre mbimret e fshatit. Falë tyre, 10 vjet më parë, Staro Zhelezare u shfaq në hartën turistike të Bullgarisë dhe tani, së bashku me Muzeun e parë Rural të Artit të Rrugës, është gati të fitojë famë botërore.

Lexoni më shumë:

Katarzhina Pirjankova
“Këtë vit vendosëm të bëjmë një muze të artit të rrugës. Ne donim që ajo që ndodhi në 10 vitet e fundit të përqendrohej në një vend – shumë foto nga jeta e fshatit, nga vitet e para këtu dhe nga të gjitha veprimet që lidhen me artin”, tha për BTA Katarzhina Pirjankova.


Piktorët vizatojnë me bojëra akrilike dhe llak. Në muret e Staro Zhelezares marrin jetë imazhe të personazheve të njohur - muzikantë, aktorë, shkencëtarë, personazhe publike, politikanë... Për shembull, në një vepër shfaqen mbretëresha Elizabeta II me gjyshen Velika dhe Ivani me Barak Obama. Tema e këtij viti është “Udhëtimet e famshme dhe të dashura”. Mysafirët e fshatit Staro Zhelezare mund të shohin veprat më të fundit të nëntë piktorëve polakë që portretizuan personazhe nga filmat aventureske. Duke kaluar nëpër rrugët e fshatitnga muret e shtëpive dhe oborreve “përgjojnë”, Indiana Xhouns, Xhak Sparrou dhe Forest Gëmp, të ulur në një stol me një gjyshe bullgare.


“Për ne, ky është një art i angazhuar shoqëror – i lidhur me të vërtetë me njerëzit dhe iu drejtuar atyre”, thotë Katarzhina Pirjankova për BTA. Sipas saj, ajo sjell buzëqeshje, jep tema për reflektim për jetën - çfarë është e rëndësishme në të dhe çfarë na bën të lumtur.

Përpiluese: Veneta Nikolova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes rihapet për Ditën e Fëmijëve

Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..

botuar më 25-06-01 8.00.PD

Qendra ekonomike e Bullgarisë Veriperëndimore - Vraca, feston

Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..

botuar më 25-06-01 6.50.PD

Karllovo mirëpret mijëra mysafirë për "Festën e Trëndafilit"

Sipas një tradite shumëvjeçare, të shtunën e fundit të majit, qyteti i Karllovos pret Festën e Trëndafilit, e dedikuar bukurisë dhe luleve, pranverës dhe aromës së trëndafilit të Karllovos. Zakoni i ka rrënjët në fillim të shekullit të..

botuar më 25-05-31 9.05.PD