"Kujtesa e ruajtur e Bashkimit të vitit 1885 në muzetë, arkivat, bibliotekat dhe koleksionet private bullgare" është një ekspozitë që Muzeu Historik Rajonal – Plovdiv vë në dispozicion të publikut në qytete të ndryshme të vendit. Qyteti Jamboll është ndalesa e parë e ekspozitës kushtuar ditës, në të cilën Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar – 6 shtator 1885.
Muzeu i Plovdivit ka përgatitur 20 tabela me imazhe digjitale të vlerave kulturore emblematike të Bashkimit. Ekspozita bazohet në një projekt të financuar nga Fondi Kombëtar "Kultura" dhe do të vizitojë 10 qytete të tjera në Bullgari. Kjo u jep mundësinë banorëve dhe mysafirëve të këtyre vendeve të prekin një nga ngjarjet më domethënëse të historisë bullgare, në realizimin e së cilës kontribut të rëndësishëm dha qyteti i Plovdivit.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / rimplovdivMë 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..