Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov mundi hungarezin Fabian Marozhan me 6:0, 6:3, 6:4 në raundin e dytë të Roland Garros. Gjatë gjithë ndeshjes ai dominoi kundërshtarin e tij. Në raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Francës Grigor..
Bullgarja Sillvija Azdreeva , e cila u ngjit në Everest më 15 maj 2022, mori një njohje të madhe për arritjen e saj, duke u dekoruar personalisht nga Kryeministri i Nepalit. "Në një ceremoni solemne, pata mundësinë e rrallë të merrja personalisht..
Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit..
Viktoria Tomova filloi me fitore pjesëmarrjen e saj në turneun e tenisit në bar në Bad Homburg të Gjermanisë, me një fond shpërblyes prej më shumë se 802..