Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Bullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar..