Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta po kthehet gradualisht në normalitet në zonat e prekura nga përmbytjet

Foto: BGNES

Dëme për 25-30 milionë leva shkaktoi natyra në territorin e komunës Carevo, tha kryetari Georgi Llapçev pas mbledhjes së Shtabit të Krizave. Ai njoftoi për një bisedë me ministrin e financave Asen Vasilev, i cili e siguroi atë se administrata lokale mund të mbështetet në fondet shtetërore për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Pastrimi vazhdon, shumë vende tashmë u kthyen në mënyrën siç ishin, jeta gradualisht po kthehet në normalitet”, përmblodhi kryebashkiaku.

Ministri i ekologjisë, Julian Popov, informoi për ndotjen e ujit të detit, e cila sipas tij nuk është serioze dhe është një fenomen normal pas një stuhie. Megjithatë, autoritetet shëndetësore rekomanduan që njerëzit të mos hynin në det pranë Carevo për shkak të masave të mëdha të ujit me baltë që hynë në zonën e tij ujore.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Hristo Hinkov, aktualisht nuk ka ndonjë rrezik serioz higjieno-epidemiologjik. Kryeinspektori shtetëror Angel Kunçev shtoi se furnizimi me ujë në fshatrat e prekura nga fatkeqësia u rikthye, por rekomandoi që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike.

Gjithashtu u bë e qartë se Komisioni Evropian i siguroi vendit tonë të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura. Institucioni është i gatshëm të vijë në ndihmë nëse ne kërkojmë ndihmë në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ndërkaq, Komuna Carevo njoftoi se kanë nevojë për shumë pajisje ndërtimore dhe njerëz për pastrimin e oborreve dhe bodrumeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni i Sigurisë i Parlamentit Evropian ka diskutuar rastin me anijen “Vezhen”

Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..

botuar më 25-01-30 9.14.PD
 Mariа Drençeva

Programi EXPLORER ruan talentet në shkencat kompjuterike dhe matematikën në Bullgari

Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..

botuar më 25-01-30 8.15.PD

Parashikimi i motit për 30 janarin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..

botuar më 25-01-29 7.35.MD