Në Ditën e Lindjes së Virgjëreshës, kryeqyteti i vjetër Veliko Tërnovo mori një qefin të Shën Petka Bëllgarska si dhuratë nga Kisha Ortodokse Rumune. Shenjtorja është e njohur edhe si Tërnovska dhe si mbrojtësja e Bullgarisë. Qefini u prit nga Mitropoliti i Veliko Tërnovës Gregori, i cili u lut për mbarësi, por edhe për prehjen e shpirtrave të viktimave të përmbytjeve në Carevo. “Sot është ditë zie, ndaj gëzimi ynë do të jetë më i moderuar”, vuri në dukje mitropoliti. Reliktet e Shën Petkës u sollën në kryeqytetin e vjetër Tërnovo nga Mbreti Ivan Asen II, ku u mbajtën për gati dy shekuj. Në vitin 1641, mbetjet mortore të shenjtores u varrosën në Katedralen Metropolitane të Iași, në Rumaninë Veriore.
Në pritjen zyrtare të qefinit, kryetari ibashkisë së qytetit, Daniell Panov, theksoi se Shën Petka është simbol i mirësisë dhe unitetit dhe shprehu besimin se në vendin tonë do të fillojnë të ndodhin gjëra të mira për popullin bullgar.
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..