Në edicionin e 87-të të Panairit Ndërkombëtar, i cili do të mbahet nga 9 deri më 17 shtator në Selanik, Bullgaria do të jetë vendi i nderuar në Panairin Ndërkombëtar dhe Qendrën e Kongreseve në Selanik. Pjesëmarrja jonë në panair organizohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë, e cila njofton se afro 60 kompani dhe organizata bullgare nga sektorë të ndryshëm do të tregojnë në Selanik fytyrën e re teknologjike të Bullgarisë”. Midis tyre janë organizata dhe institucione si Agjencia Bullgare e Investimeve, Universiteti Teknik në Sofje, Akademia Bullgare e Shkencave dhe të tjera. Do të prezantojnë aktivitetet e tyre dhjetëra kompani bullgare nga sektorë të ndryshëm si teknologjia e lartë dhe IT, kompani që kanë të bëjnë me industrinë ushqimore, arsimin, transportin, inxhinierinë e të tjera.
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..