4
Për të tretin vit radhazi në kryeqytet po mbahet festivali antik “Serdika është Roma ime”, organizuar nga Shoqata për Rindërtimet Antike “MOS MAIORUM ULPIAE SERDICAE”. Gjatë fundjavës, më 9 dhe 10 shtator, në parkun arkeologjik “Porta Perëndimore e Serdikës”, vizitorët do të kenë mundësinë të prekin historinë e lashtë të Sofjes me zakonet dhe kulturën e saj të lashtë, përmes rishfaqjeve të ndryshme”, dhe fokusi është në dy personalitete të rëndësishme nga historia e lashtë – Kostandini i Madh dhe djali i tij.

Programi i festivalit përfshin gjithashtu një vizitë në punëtori artizanale, atelie, demonstrime të modës antike, lojëra interesante etj. Këtë vit ata presin një pjesëmarrje edhe më të madhe të huaj, krahasuar me vitet e kaluara, me përfaqësues nga Austria, Sllovakia, Hungaria, Italia dhe Rumania, gjë që do ta bëjë festivalin edhe më të larmishëm dhe interesant.

Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / SERDICAismyROME
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..