Një libër kushtuar origjinës së bullgarëve zbulon fakte të reja nga historia jonë e lashtë. Autori i tij është historiani Todor Çobanov, i cili shqyrton me hollësi çështjen se nga kanë ardhur bullgarët, cilat janë rrënjët tona dhe çfarë të përbashkët kanë bullgarët e lashtë dhe ata të sotëm. Prof. Todor Çobanov, ka shkruar mbi 30 punime shkencore në fushën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore. Në librin e tij të ri “Origjina e protobullgarëve. Debati i shekullit XXI”, autori gjurmon historinë tonë që nga lashtësia deri në ditët e sotme, duke i shoshitur faktet nga gabimet dhe sugjerimet ideologjike.
Libri paraqet studimet themelore të disa specialistëve, si Rasho Rashev dhe Stanço Vaklinov, në një formë të aksesueshme për lexuesin e zakonshëm.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..
Gjatë gërmimeve të shpëtimit në nekropolin perëndimor të qytetit të lashtë të Heraclea Sintica pranë fshatit Rupite, arkeologët hasën në një zbulim unik: një fytyrë të gdhendur në mermer me mjeshtëri të jashtëzakonshme mbi një gur varri. Zbulimi ndodhi..