Kompanitë bullgare po humbasin shuma të mëdha parash nga mashtrimet me një email dhe llogari bankare të ndryshuar, tha në Sofje komisioneri i lartë Vlladimir Dimitrov - kreu i Drejtorisë së Krimit Kibernetik. Para forumit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik, Dimitrov theksoi se rastet e mashtrimit me numra të ndryshuar të llogarive bankare më së shpeshti kanë të bëjnë me grupet kriminale nigeriane që hyjnë në e-mailet e kompanive bullgare.
Mashtrimet zakonisht janë për shuma deri në 50 mijë euro. Kriminelët arrijnë të zbulojnë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimet në kutitë postare të kompanive përmes emaileve phishing dhe kështu të kenë akses në korrespondencën e tyre për ta manipuluar atë. Më shpesh, sulmet mashtruese janë oferta për investime në projekte të ndryshme false ose blerje makinash.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..