42 parti dhe 8 koalicione paraqitën dokumentet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. U regjistruan 24 parti dhe 3 koalicione. Për pjesën tjetër po kontrollohen nënshkrimet e zgjedhësve dhe dokumentacioni shoqërues. Regjistrimi do të përfundojë deri më 13 shtator, tha zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva.
Tashmë dokumentet e tyre paraqitën Lëvizja për të Drejtat e Liritë (DPS) dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP). Bashkimi i Forcave Demokratike (SDS) u regjistrua si parti e pavarur, por në shumicën e komunave do të marrin pjesë në koalicion me GERB-in. Për votim u regjistruan edhe “Vëzrazhdane” dhe “Shpëto Sofjen”. Më 12 shtator, koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” do të prezantojë kandidatët e tij për pushtetin lokal në vend.
Zgjedhjet do të mbahen më 29 tetor. Fushata zgjedhore nis më 29 shtator.
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..