Bullgaria është në vendin e parë në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për sa i përket përqindjes së njerëzve që nuk mund t'i ngrohin shtëpitë e tyre në mënyrë adekuate - 22.5%. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2022.
Në polin tjetër është Finlanda me pak më shumë se 1%. Mesatarisht për popullsinë e BE-së, përqindja e njerëzve që thonë se nuk mund ta mbajnë shtëpinë e tyre të ngrohtë është 9%.
Sipas sindikatave, Bullgaria është në vend të parë sipas këtij treguesi negativ për shkak të të ardhurave të ulëta, çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe efiçencës së ulët të energjisë.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..