 4
						
													
								
								4
							
											
											Një nga tetë gra do të zhvillojë kancer gjiri në një moment të jetës së  saj, sipas një studimi ndërkombëtar. Prandaj, sa më herët të zbulohet sëmundja,  aq më e madhe është mundësia që ajo të kapërcehet. Për fat të keq situata në  Bullgari nuk është aspak rozë, veçanërisht në aspektin e parandalimit dhe  diagnostikimit të hershëm. Rezulton se vetëm 12% e grave bullgare të  trajtuara me kancer gjiri janë diagnostikuar në fazën fillestare të sëmundjes.  Në Europë kjo përqindje është 27. Prandaj diagnoza e “kancerit të gjirit” tek  ne tingëllon thuajse si një dënim. Pikërisht kjo e motivoi shefen e  Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme të spitalit "Llozenec",  Dr. Vanja Mitova, të krijojë aplikacionin e parë bullgar online si për të  shëndetshmet, ashtu dhe për të sëmuret nga kanceri i gjirit.

“Aplikacioni BreastHelp është i pari në Bullgari, i cili bashkon përpjekjet e  shumë njerëzve dhe ka të bëjë me parandalimindhe ndjekjen e pacientеve tashmë të diagnostikuara me kancer gjiri. Duke qenë se  shumica e femrave nuk janë as të informuara për rreziqet e kësaj sëmundjeje,  vendosëm të bëjmë këtë aplikacion celular. Është falas, mund të instalohet  nga çdo lloj pajisje elektronike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për tablet,  telefon, kompjuter etj.” – kështu e shpjegoi dr. Vanja Mitova nevojën e  krijimit të aplikacionit para BNR - Bllagoevgrad.
Çdo vit, rreth 4 mijë gra  bullgare diagnostikohen me kancer gjiri,  por supozohet se numri i grave me këtë sëmundje kalon 30 mijë.
“Duke luftuar këtë sëmundje çdo ditë, mund të them se takohemi me gra që shpeshherë kanë arritur fundin e zhvillimit të sëmundjes pa kërkuar kujdes mjekësor. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë e dimë se profilaksia në Bullgari nuk është diçka që është një avantazh në përgjithësi - as për popullsinë, as për shtetin, as për pushtetarët, kështu që e vetmja gjë që na mbetet është të kërkojmë të gjitha alternativat e mundshme, për t'i inkurajuar njerëzit që të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre”, thotë dr. Vanja Mitova.

Zakonisht, pacienti ka akses në një komision për sëmundje onkologjike në institucionin përkatës mjekësor. Por ideja e BreastHelp është që t'i sigurojë atij gjithashtu akses në një ekip multidisiplinar në internet i cili do ta trajtojë rastin e tij individualisht dhe do të marrë një vendim unanim se cili lloj trajtimi do të ishte më i përshtatshëm. Anëtarët e komisionit online janë specialistë kryesorë në fushën e onkologjisë, radioterapisë dhe mjekësisë nukleare. “Në gjithë botën konsultimi i pacientëve me komisione të tilla multidisiplinare është i detyrueshëm para se të fillojë mjekimi i tyre, por tek ne kjo nuk ndodh”, shpjegon dr. Vanja Mitova dhe shton:
“Në Bullgari në 95% të rasteve nuk formohen komisione onkologjike para operacionit. Pothuajse në 70% të spitaleve, vendimet janë rezultat i diskutimeve mes dy personave – onkologut, i cili shkon në institucionin mjekësor përkatës si konsulent, dhe mjekut të pacientit që prezanton rastin klinik. Shpesh, komisionet onkologjike në spitalet onkologjike jo të specializuara përbëhen nga një numër i vogël specialistësh, mungojnë specialistët kryesorë. Si rezultat i gjithë kësaj pacienti praktikisht kalon përmes një komisioni formal onkologjik” – shpjegon dr. Vanja Mitova.

Brenda dy ditësh, përmes aplikacionit BreastHelp, pacienti merr opinionin e komisionit online. Kështu, edhe një herë, telemjekësia provon përparësitë e saj ndaj kujdesit shëndetësor tradicional. Sepse pritja para kabineteve të specialistëve të ndryshëm dhe rezervimi i vizitave te mjeku për ekzaminim muaj më parë mund të jetë fatale për zhvillimin e sëmundjes.
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta  Nikollova në bazë të intervistës së Vanja Bahçivanovës nga BNR - Bllagoevgrad
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: breasthelp.me, lozenetz-hospital.bg
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me reQeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të..
Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është..
"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë..
