Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kroacia deklaron mbështetjen e saj për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen

Maria Gabriel dhe kroat Gordan Grlić-Radman
Foto: BGNES

Bullgaria ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësimin në Shengen dhe pret që të anëtarësohet deri në fund të vitit. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Maria Gabriel pas takimit në Sofje me homologun e saj kroat Gordan Grlić-Radman. I ftuari konfirmoi mbështetjen e Zagrebit për pranimin e Sofjes në zonën Shengen. Vizita e Gordan Grlić-Radman me ftesë të Gabrielit është vizita e parë zyrtare në Bullgari e një ministri të jashtëm pas formimit të qeverisë së re bullgare më 6 qershor të këtij viti, saktëson Ministria e Punëve të Jashtme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BERZH do të krijojë një qendër teknologjike në Bullgari me fokus në inteligjencën artificiale

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..

botuar më 25-11-19 4.44.MD

Një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi u zbuluan nga një inspektim pas përmbytjeve me viktima

Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..

botuar më 25-11-19 4.23.MD

Rritet roli i TikTok-ut në manipulimin e opinionit publik në vend

Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...

botuar më 25-11-19 11.56.PD