Nga 14 deri më 16 shtator nënpresidejtja e Bullgarisë Ilijana Jotova është duke bërë një vizitë në Shqipëri. Vizita e nënpresidentes është në prag të regjistrimit kombëtar të popullsisë në Shqipëri - një moment i rëndësishëm për pakicën kombëtare bullgare. Zonja Jotova ishte burrë shteti i pari bullgar që vizitoi komunitetin bullgar në Shqipëri menjëherë pas njohjes së tij zyrtare në vitin 2017.
Në kuadër të vizitës në Tiranë do të prezantohet edhe libri i prof.Spas Tashev “Bullgarët në Shqipëri”. Ilijana Jotova u prit në fshatin Ostreni i Madh nga kryetarja e komunës së Bulqizës Festime Mjesthri, përfaqësues të pushtetit lokal, të ambasadës bullgare dhe nga banorët e fshatit – mes tyre muzikantë dhe vajza të veshura me kostume tradicionale. Këtu Ilijana Jotova do të takohet me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare nga Golloborda. Nënpresidentja do të hapë vitin e ri shkollor në Shkollën Bullgare të së Dielës në qytetin e Elbasanit.
Në Tiranë janë të planifikuara takime me presidentin Bajram Begaj, me zëvendës kryeministren dhe ministre të infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, me ministrin e punëve të brendshme Taulant Balla. Pritet që nënpresidentja bullgare të bisedojë me rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha. Në universitet studiohet gjuha bullgare.
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..