Vendi ynë nuk do t'i japë Ukrainës sistemet raketore S-300, tha deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Ivajllo Mirçev. Ai theksoi se ndihma bullgare për vendin e sulmuar nuk do të rrezikojë sigurinë tonë kombëtare.
“Bullgaria nuk ka sisteme të tepërta të mbrojtjes ajrore, por duhet të presim që ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes të thonë nëse ka raketa që janë me defekt dhe mund të jepen për pjesë”, shtoi Ivajllo Mirçev. Deputeti u shpreh i bindur se nuk do të dërgojmë komplekset raketore që funksionojnë, sepse janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sigurinë e vendit tonë.
Kryetari i komisionit ushtarak parlamentar, Hristo Gaxhev, deklaroi gjithashtu se nuk është diskutuar për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..
Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..