Gjatë dekadës së fundit JEREMY? fitoi famën e një nga grupet kryesore indie rock në Bullgari, të bartësve të traditave më të mira në këtë zhanër, por me një tingull dhe vizion modern. Pas një vere plot koncerte dhe paraqitje në festivale, djemtë e JEREMY-t? ndaluan të gjitha aktivitetet e tjera dhe e kthyen vëmendjen tërësisht në Koncertin e tyre të Madh më 16 shtator në Sofje. Pse është i madh ky koncert, pasi më parë muzikantët kanë luajtur në skena vërtet të mëdha me emra botërorë dhe pse është kaq i rëndësishëm për ta, kësaj pyetjeje iu përgjigj Ersin Mustafov, frontmeni i grupit:
"Kemi marrë pjesë në shumë koncerte të mëdha. Kemi luajtur me "Queen" në Bullgari dhe Evropë, kemi luajtur me "Arctic Monkeys" vitin e kaluar, kemi pasur mundësi të marrim pjesë në festivale të mëdha në Evropë... Madje para dy vitesh dolëm përtej kufijve të Kontinentit të Vjetër, për të luajtur në ekspozitën bujqësore në Dubai në një skenë të madhe ku nuk kemi qenë kurrë më parë. Por këto koncerte kanë qenë gjithmonë një paraqitje e JEREMY? në ndonjë program me artistë të tjerë... Gjithmonë kemi ëndërruar të kemi Koncertin tonë të Madh. Dhe, po, ja ku është!"

Për koncertin e madh më 16 shtator në Arena Sofja në Kopshtin e Borisit, djemtë nga JEREMY? premtojnë një shou të vërtetë, ku i ftuar special do të jetë një nga zërat më emblematikë të rock-ut bullgar –Stenli.
Përveç hiteve të preferuara të JEREMY?, koncerti do të prezantojë edhe këngë nga albumi i tretë i ardhshëm i grupit, i cili pritet të jetë gati deri në fund të vitit dhe do të shoqërohet me një turne kombëtar vitin e ardhshëm. Në të do të jetë e pranishme edhe kënga e tyre më e fundit "Bury Me Deep In Love". Videoklipi i këngës, me regji të Georgi Manov, është shumë i veçantë për grupin, sepse është xhiruar në dhe rreth Kavarnës – qyteti ku filloi historia e JEREMY-t? më shumë se një dekadë më parë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotot: Facebook /JEREMY?, YouTube /JEREMY?Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën..