Çdo vit, në prag të 15 shtatorit, lind pyetja:  Pse pikërisht në këtë datë fillon viti shkollor në Bullgari, a ishte gjithmonë  kështu dhe si zhvillohej procesi shkollor? Përgjigjen e japin të dhënat  historike për fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor në trojet bullgare para  dhe pas Çlirimit në vitin 1878 dhe në  Bullgarinë moderne, të cilat gjenden në raporte, rregulla, rregullore dhe  dokumente të tjera të ruajtura në Muzeun Kombëtar të Arsimit në qytetin Gabrovo.

Shkollat e para fillore që u krijuan në Bullgari ishin pranë kishave dhe  manastireve, ku mësuesit ishin murgjit dhe priftërinjtë. Atëherë viti shkollor  nuk ishte i lidhur me një datë të caktuar - tregon historiani Veselin Llazarov,  kryekurator në muze. – Vende-vende mësohej vetëm në dimër, ndërsa në  rajone të tjera – gjatë gjithë vitit, ku shkolla mbyllte dyert vetëm gjatë  festave kishtare. Më vonë, në shkollat e përbashkëta, ose shkollat fillore  laike, në të cilat nxënësit më të avancuar mësonin disa nga shokët e klasës,  gjithashtu nuk kishte një datë të saktë të fillimit dhe të përfundimit të vitit  shkollor. Korniza përcaktohej kryesisht nga punësimi i mësuesit, i cili  zakonisht ishte brenda gjashtë muajve – nga Dita e Shën Dhimitrit, që bie më 26  tetor, deri në ditën e Shën Gjergjit më  6 maj.”

Nga mesi i shekullit të XIX-të filloi hartimi i  ligjeve shkollore, të cilat vendosën edhe një vit shkollor më specifik, si  koha.  Ai fillonte në fund të gushtit ose  në fillim të shtatorit dhe përfundonte në qershor, ndërsa për fëmijët që merreshin  me punë bujqësore, mësimet filluan 2-3 muaj më vonë.

Çështja e gjatësisë së vitit shkollor u zgjidh gradualisht në këshillat e  mësuesve dhe tubimet e dioqezave në vitet 70-të  të shekullit XX. Në Tubimin në Shumen të vitit 1873, u hartua “Statuti i  shkollave fshatare”, sipas të cilit viti shkollor për këta fëmijë duhej të  ishte 9 muaj. Në këtë tubim u pranua si i detyrueshëm shkollimi fillor i  fëmijëve dhe viti shkollor të fillonte më 15 shtator, menjëherë pas festës  kishtare të Lartësimit të Kryqit të Nderuar të Zotit, që bie më 14 shtator.

“Pas Çlirimit në vitin 1878, tradita nuk u  ndërpre – vazhdon Veselin Llazarov në intervistën e tij për “Radio Bullgarinë”. – Aktet legjislative krijuan, formuan dhe rregulluan gradualisht një organizatë  shkollore, e cila përgjithësisht ekziston edhe sot. Në vitin 1879, 1  shtatori u caktua si fillimi i vitit shkollor. Një vit më pas u vendos që  kohëzgjatja e tij të ishte 10 muaj në qytete dhe nga 7 deri në 8 muaj në  fshatra, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në punimet bujqësore. Ky kuadër  ligjor u ruajt deri në vitin 1885.”

“Në kohën e ministrit të arsimit Stojan Omarçevski  (gjatë qeverisjes së Bashkimit Bujqësor Popullor Bullgar – periudha e viteve  1920-1923) u bënë një sërë reformash në arsim, duke përfshirë edhe organizimin  e procesit arsimor. Viti shkollor për qytetet duhej të fillonte më 15 shtator  dhe të përfundonte më 12 korrik, për shkollat rurale përfundonte një muaj më  parë – më 15 qershor. Gjatë Luftës së Parë Botërore fundi i vitit shkollor  u ruajt dhe vetëm në qytete fëmijët përfundonin tri javë më herët.

“Kishte një ndryshim në vitin 1952 dhe ai lidhej  me vitin shkollor nën ndikimin e sistemit arsimor në Bashkimin Sovjetik – nga 1  shtatori deri më 30 maj. Modeli rezulton i pazbatueshëm për sistemin arsimor  bullgar, i cili ka një traditë të kahershme – shpjegon Veselin Llazarov – dhe nga  viti 1957 e deri më sot, fillimi i vitit shkollor është 15 shtatori.”

Në vitin 2011, ministri i atëhershëm i arsimit  bëri një përpjekje të pasuksesshme për të rikthyer datën e vjetër 1 shtator.  Një tjetër propozim që viti shkollor të fillojë nga data 1 ose 7 shtatori u bë  në vitin 2022. Por nxënësit sot e kalojnë pragun e shkollës më 15 shtator. Paç  fat!
Përgatiti në shqip:  Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Kombëtar i Arsimit – Gabrovo
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
 Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								ReshjePër të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
