Nesebër mbetet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së, njoftoi Ministria e Kulturës. Vendimi u mor në seancën e 45-të të zgjeruar të Organizatës Botërore të mbajtur në Riad. Në krye të delegacionit bullgar, ministri i kulturës Krëstju Krëstev prezantoi qëndrimin e vendit se duhet kohë për të hartuar një plan për ruajtjen dhe menaxhimin e rezervatit arkitektoniko-historik “Qyteti i vjetër Nesebër”. Do të pranohen të gjitha dokumentet që do të garantojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike dhe arkeologjike të gadishullit. Në sesionin në Arabinë Saudite u prezantua edhe puna e Qendrës për Arkeologjinë Nënujore në Sozopoll për kërkimin dhe ruajtjen e trashëgimisë nënujore të vendit.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..