Radioja Kombëtare Bullgare(BNR) dhe Radio “Zëri i Vietnamit” do të bashkëpunojnë me programe radiofonike, podkaste dhe videokaste, si dhe me shkëmbim kuadrosh. Për këtë kanë rënë dakord drejtoritë e dy mediave gjatë vizitës së delegacionit vietnamez te ne.
Zëvendëspresidenti i Radios "Zëri i Vietnamit", Tran Min Hung kujtoi "lidhjet e mrekullueshme në të kaluarën" dhe shprehu dëshirën për të ndërtuar mbi to. “Po mendojmë për lidhje në fushën e kulturës, për përmbajtje, si muzikë dhe podkaste. Kemi se çfarë të shkëmbejmë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i BNR, Milen Mitev, theksoi se ndarja e përvojës ndërmjet vendeve të tilla të ndryshme, përfshirë edhe realizimin e një serie radiofonike për kulturën dhe zakonet e Bullgarisë dhe Vietnamit, mund të zgjerojë njohuritë dhe përvojën e gazetarëve.
Gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare, gazetarët vietnamezë treguan interes edhe për punën e Radio Bullgarisë. Ekuivalenti i tyre VOV-5 World prodhon përmbajtje në 13 gjuhë.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..