Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një film për Prof. Dimitër Atanasov na kujton historinë e "humbur" të Bullgarisë

Antoaneta Baçurova: Biseda për antikomunizmin nuk duhet të përfundojë dhe nuk është aspak jashtë mode

Foto: VIP MEDIA Film

“Dhe nuk karrugë as tren, por si guralec i shkërmoqur qendron dhe shtrëngon kërcellin e shkulur deri në rrënjë” – nga ky varg i poezisë “Infarkt në zemër” të poetit Boris Hristov vjen edhe titulli i historisë së një filmi. Një histori për të kaluarën e Bullgarisë, për kujtesën, harresën dhe për rolin e arsimit në rrugën tonë drejt një të ardhmeje të ndritur.

Në fund të gushtit, në kuadër të Festivalit të 39-të të Arteve Apollonia, u shfaq në Sozopol filmi dokumentar “Të shkulura deri në rrënjë”. Projekti i fundit filmik i Antoaneta Baçurovës dhe Vlladimir Ljuckanov është një rrëfim dramatik i ngjarjeve të rëndësishme historike, pasojat e të cilave i ndjejmë edhe në shekullin e ri, por për të cilat duket se nuk flasim. Historia tregon fatin e shkencëtarit të shquar Prof. Dimitër Atanasov Strigaçev – një i diplomuar amerikan me kontribut në shkencën botërore, themeluesi i fitopatologjisë bullgare dhe themeluesi i Fakultetit të Agronomisë të Universitetit të Sofjes.

Prof. Atanasov si student në SHBA, 1919
Vetëm 23 vjeç, i lindur në fshatin Gramada të Vidinit, bëhet agronomi ynë i parë bullgar, i cili ka mbaruar arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara – në Kolegjin Shtetëror të Bujqësisë në Michigan në qytetin East Lansing. Ai e mbaroi arsiminnë mënyrë të shkëlqyer dhe madje vetëm për dy vjet e gjysmë në vend të katër viteve. Kjo i hapi dyert për punën kërkimore në Departamentin e Patologjisë së Bimëve në Universitetin e Wisconsin, ku u bënë zbulime themelore në fushën e sëmundjeve të bimëve. Në vitet 1918-1919, si rezultat i zhvillimit shkencor, ai mori një diplomë master dhe u emërua asistent në universitet, duke u bërë automatikisht shtetas amerikan. Dy vitet e ardhshme specializohet në Institutin Biologjik të Bujqësisë dhe Pylltarisë në Berlin, dhe më pas 4 vite të tjera punon në Institutin Fitopatologjik në Wageningen, Holandë, ku njohu dhe bashkëshorten e tij. Në vitin 1925 Prof. Atanasov dhe familja e tij u kthyen në Bullgari, ku u ftua të bëhet profesor i asociuar dhe pedagog i parë i fitopatologjisë në Fakultetin Agronomik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski". Vetëm në gjashtë muajt e ardhshëm ai arriti të fitojë një subvencion nga Fondacioni Rockefeller për përfundimin e fakultetit të agronomisë.

Skenaristja dhe bashkëregjisore e “Të shkulura deri në rrënjë” Antoaneta Baçurova vëren me keqardhje se sot pothuajse asnjë nga studentët e këtij fakulteti nuk e di se kush është Prof. Atanasov.

Antoaneta Baçurova
Prof. Atanasov është një nga bullgarët që janë pothuajse tërësisht të harruar, pavarësisht gjithë kontributit të tij të madh në rimëkëmbjen e vendit në ato 30 vitet e para famëkeqe të shekullit të kaluar, kur Bullgaria mezi po merrte veten nga një katastrofë kombëtare pas Luftës së Parë Botërore dhe filloi të kërkonte ndihmën e të gjithë djemvetë saj të dërguar për të studiuar jashtë vendit. Ata kthehen të gjithë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e atdheuttë tyre. Fati i Prof. Atanasovit, për fat të keq, është i ngjashëm me atë të të gjithë përfaqësuesve të asaj elite intelektuale, shpirtërore, ekonomike dhe politike, që- si në shenjë mirënjohjeje për gjithçka që bënë për vendin e tyre – në vitet 1944-45, me ardhjen e regjimit komunist në vendin tonë, pothuajse u shkatërrua. Nëse jo fizikisht, atëherë mendërisht. Ajo që ndodhi dhe ne nuk dimë, është në të vërtetë shpjegimi i shumë gjërave që na ndodhin sot”, sqaroi Antoaneta Baçurova në programin “Artefir” të BNR-së.


Prof. Dimir Atanasov është autor i librit të parë shkollor fitopatologjinë Ballkan, i cili është përkthyer në rumanisht dhe serbisht. Ai ka përgatitur edhe specialistët e parë të kësaj fushe nga Ballkani. Ka hulumtuar sëmundjet virale të bimëve dhe ka botuar mbi 100 punime shkencore në fushën e fitopatologjisë. Si Ministër i Bujqësisë në kabinetin e Georgi Kjoseivanov (ndërmjet nëntorit 1935 dhe korrikut 1936), Prof. Atanasov krijoi ligjin e parë për mbrojtjen e natyrës vendase sipas shembullit kanadez dhe i dha Malit Vitosha statusin e "Parkut Kombëtar".


Pas grushtit të shtetit në vitin 1945, ai u shpall fashist për shkak të lidhjeve të tij me Amerikën dhe Evropën Perëndimore, u shkarkua nga detyra e dekanit të Fakultetit të Agronomisë në Sofje, familja e tij u zhvendos në Pleven dhe iu nënshtrua represionit politik. Dimitër Atanasov vdiq më 14 korrik 1979 në Sofje.

“Sot historia e gjallë e këtyre bullgarëve janë fëmijët e tyre”, thotë Baçurova. E në qendër të “Të shkulura deri në rrënjë” është pikërisht vajza e profesorit – Elena Atanasova, e cila nuk është më mes nesh, por gjatë gjithë jetës së saj ka ëndërruar që njerëzit ta dinë të vërtetën për babain e saj. Libri i saj biografik "Kur nuk jemi më duke heshtur" shërbeu si shtyllë kryesore për skenarin e filmit. Dhe përtej shablloneve të kinemasë dokumentare historike, me një histori personale të treguar në mënyrë emocionuese për të qenë shumë pranë shikuesve, thotë Antoaneta Baçurova.


Rrëfimet dokumentare të vetë Elenës janë përfunduar në mungesë të saj, ndërsa vitet e rinisësë saj ringjallen nëpërmjet pjesëmarrjes së dy aktoreve të reja. “Pasi e panë filmin e përfunduar, këto dy vajza, fëmijë të shekullit të XXI-të, u mahnitën nga ajo që panë dhe pranuan se nuk e njihnin këtë anë të historisë sonë”, thotë Baçurova. Gjë që edhe një herë e bind se duhet bërë diçka në nivelin e sistemit arsimor në vendin tonë dhe që kjo e vërtetë të futet në librat e historisë. “Fëmijët duhet ta dinë të kaluarën”, tha Antoaneta Baçurova.

Dhe në frymën e lidhjes mes historisë dhe kulturës, Antoaneta Baçurova zgjedh si titull të filmit poezinë e poetit Boris Hristov.


“Më pëlqeu si imazh i heroit tonë, sepse në tregim ka një çrrënjosje të kopshtit botanik, të cilin ai e mirëmbante falas pranë fshatit Mramor të Sofjes dhe ua dhuronte të korrat fermave të ndryshme në mbarë Bullgarinë. Pasi u cilësua si fashist për shkak të lidhjeve të tij me botën perëndimore, po flasim për një nivel të frikshëm primitivizmi, ky kopsht nuk u konfiskua thjesht nga shteti – por u çrrënjosplotësisht dhe u shkatërrua. Natyrisht, në një nivel më metaforik – kjo është Bullgaria, e cila u mor prej nesh, por duhet të ishte e jona. Pa fajtor dhe nënjë bisedë kaq vite më vonë” – thotë autorja.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: VIP MEDIA Film, Facebook / Antoaneta Baçurova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD