Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindja e Mbretërisë së Tretë Bullgare

Shpallja solemne e Bullgarisë Veriore dhe Jugore një Mbretëri të pavarur, 22 shtator 1908
Foto: nationallibrary.bg

Në fillim të korrikut të vitit 1908, oficerët xhonturq dhe komitetet "Bashkim dhe Përparim" kryen një grusht shteti ushtarak në Perandorinë Osmane. Në Sofje ishin të vetëdijshëm, se pushteti i ri në Kostandinopojë do të intensifikonte terrorin kundër bullgarëve në Maqedoni dhe Traki dhe do të ndalonte proceset e reformave të shtyra nga Fuqitë e Mëdha në mbrojtje të popullsisë rebele vendase. Ata shpallën “Hyrriet” – barazi midis popujve në varësi të Sulltanit, të cilët i bashkonte doktrina e “osmanizmit”. Qëllimi ishte t’i jepej fund ndërhyrjes së fuqive evropiane në punët e brendshme të shtetit osman.  Reformat e kryera nën presionin e Perëndimit në favor të popujve rebelë të varur, përfshirë edhe bullgarët, u ndaluan. Në Sofje ishin të vetëdijshëm se me gjithë “hyrriet”-in e deklaruar, xhonturqit do të shtonin terrorin e tyre ndaj bullgarëve dhe do të ishte mirë që në këtë periudhë të turbullt Bullgaria të paktën të shpallte pavarësinë dhe të vendoste marrëdhëniet e saj me Portën e Lartë në një niveli të ri. Prandaj, politikanët bullgarë dhe Princi Ferdinand vendosën të shpallin Pavarësinë e Principatës së Bullgarisë, e cila në bazë të Traktatit të Berlinit ishte në varësi të Sulltanit turk.

Kartolinë për nder të Hyrrietit, në mes – Sulltan AbdulHamid II, në të majtë – Enver Pasha, në të djathtë – Nijazi Beu, udhëheqës i „Bashkimit dhe Përparimit”
Nëzhvillimet e mëvonshme pas Hyrrietit Austro-Hungaria gjithashtu shikoi një mundësi për të shkelur Traktatin e Berlinit dhe të mbajë nën autoritetin e saj rajonin e Bosnjë-Hercegovinës të pushtuar për një periudhë 30-vjeçare. Në vitin 1908 ajo duhej t’i kthehej Turqisë këtë rajon. Pasi gjysma e popullsisë në këtë zonë ishte serbe në Beograd kishin frikë se hapi tjetër i Habsburgëve do të ishte pushtimi i vetë Serbisë.

Austro-Hungaria ra dakord me Italinë për të njohur aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës. Në këmbim, Roma mori miratimin për të pushtuar protektoratin osman të Libisë. Gjermania, e cila mbante pozicione të forta me Abdul Hamidin II, e bindi Sulltanin se nëse turqit do të pranonin aneksimin austro-hungarez të Bosnjë-Hercegovinës, ata do të rimerrnin kontrollin e sanxhakut Novopazar, i cili ishte i populluar nga boshnjakë myslimanë.

„Ringjallja e çështjes lindore” – një karikaturë franceze në lidhje me ngjarjet në Ballkan.
Rusia, e cila në vitin 1905 humbi një përballje me Japoninë, kishte frikë të se mos tërhiqej sërish në luftë. Ministri i jashtëm austro-hungarez Alois von Erentall ftoi homologun e tij rus Aleksandër Izvolski në një takim në Buhllov. Më 15 shtator, ata ranë dakord që Rusia të pranonte aderimin e Bosnjë-Hercegovinës në Austro-Hungari. Në këmbim, Petersburgu do të shkelte klauzolën për statusin neutral të Detit të Zi dhe luftanijet ruse do të mund të kalonin lirshëm përmes Bosforit dhe Dardaneleve. Të dy ministrat gjithashtu ranë dakord të mos kundërshtonin nëse Bullgaria shpallte pavarësinë.

Allois fon Erentall dhe Aleksandër Izvolski
Për të kapërcyer rezistencën e Francës dhe Britanisë së Madhe, Erentall dëshironte që Bullgaria të krijonte një precedent dhe formalisht të ishte e para që shkelte Traktatin e Berlinit. Që më 10 shtator, Princi bullgar Ferdinand u takua me Kajzerin Franc Josif. U ra dakord që së pari të shpallej pavarësia bullgare, përpara aneksimit të Bosnjë-Hercegovinës. Më 22 shtator, Principata e Bullgarisë e shpalli veten një Mbretëri të Pavarur. Më 5 tetor (24 shtator), Vjena shpalli aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës së diskutueshme. Më 6 tetor (25 shtator) Serbia dhe Mali i Zi shpallën mobilizim dhe gatishmëri për luftë dhe “çlirimin e tokave serbe”.  Më 8 tetor (27 shtator), Gjermania deklaroi se në rast lufte do të qëndronte pas Austro-Hungarisë. Xhonturqit nuk ngutën të hynin në luftë me Bullgarinë apo Austro-Hungarinë. Ata e kishin të qartë se ushtria bullgare tashmë është një forcë serioze dhe bullgarët në Maqedoni dhe Traki do të rebelohen gjithashtu, si në vitin 1903. Rezultati i një lufte dhe reagimi i Fuqive të tjera të Mëdha ishin të paqarta. Mirëpo, kjo nuk ishte pengesë, që për autoritet qeveria e Padishahut të dërgonte nizamët turq në kufirin bullgar.

Franca dhe Britania e Madhe menduan se nuk kishin interesa të drejtpërdrejta në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për ta ishte më e rëndësishme që çështjet e diskutueshme të zgjidheshin përmes negociatave. Bullgaria përfitoi nga mungesa e dëshirës së Fuqive të Mëdha në këtë kohë për luftë. Kryeministri Aleksandër Malinov dërgoiministrin e tregtisë, transportit dhe bujqësisë Andrej Ljapçev për të negociuar me Portën e Lartë. Për t’i dhënë peshë më të madhe aksionit bullgar, ai shpalli mobilizim të pjesshëm të ushtrisë.

Andrej Ljapçev (1866-1933)
Për të njohur pavarësinë bullgare, pala turke dëshironte të rregullojë kufijtë në zonën e qyteteve Edrene dhe Harmanli. Për shkak të humbjes së të ardhurave nga taksat e haraçit, u kërkua një kompensim prej 572 milionë leva të arta. (Në atë kohë 1 lev ari barazohej me 1 frang ari.) Veçmas u kërkuan negociata për dëmshpërblimin e tokave “të humbura” të vakëfeve. Pas llogaritjeve të ndërlikuara në nëntor, bullgarët ranë dakord të paguajnë kompensim prej 82 milionë leva ari për një periudhë 10-vjeçare. Kryeministri Malinov deklaroi në mënyrë patetike se pavarësia nuk mund të blihet dhe në janar të vitit 1909 shpalli një mobilizim të ri të pjesshëm të ushtrisë. Por ishte e qartë për të gjithë se edhe pse ngadalë tregtia diplomatike vazhdonte dhe kërkohej zbritja më e mirë për çmimin nga të dyja palët.

Nga frika e luftës, në janar Rusia mori ndërmjetësimin në bisedimet. Në mars, ministri i jashtëm Izvolski bëri ofertën e tij. Ai ofroi që Bullgaria të paguante 125 milionë, por ato do të mbuloheshin nga borxhi turk për dëmshpërblimet për Luftën Ruso-Turke të vitit 1878. Në këmbim, Turqia duhej të hiqte dorë nga të gjitha pretendimet dhe të njihte pavarësinë bullgare. Veçmas, Bullgaria dhe Rusia duhej të binin dakord për pagesën e këtyre 125 milionë leva.

Mbreti Ferdinand dhe qeveria r Aleksandër Malinov
Në fillim të prillit të vitit 1909, në Kostandinopojë u shpërthyen trazira të reja të brendshme turke. Për të forcuar pozitën e tyre ndërkombëtare, autoritetet turke njohën më 6 prill Pavarësinë Bullgare dhe Mbretërinë e Tretë Bullgare.

Përderisa Bullgaria dhe Turqia zhvillonin pazarllëqet e tyre, thellohej edhe kriza rreth Bosnje-Hercegovinës. Evropa ndodhej në prag të një lufte e cila u shpërthye 6 vjet më vonë përsëri për Bosnjë-Hercegovinën dhe çoi në rënien e perandorive austro-hungareze, ruse, gjermane dhe turke. Pas presionit ndërkombëtar, më 31 mars të vitit 1908, Serbia njohu edhe aneksimin e Bosnjë-Hercegovinës. Për ta bindur atë, diplomatët evropianë në Beograd i sugjeruan palës serbe që për shkak të humbjes së Bosnjë-Hercegovinës, ajo të kërkonte dëmshpërblim nga Maqedonia e banuar me bullgarë.

Shpërthimi i luftës botërore u shmang në vitet 1908-1909, sepse atëherë askush nuk ishte gati për luftë. Bullgaria u bë e pavarur diplomatikisht, duke arritur të përfitonte nga ngjarjet. Në praktikë, për pavarësinë e saj Sofja nuk pagoi asgjë nga borxhi ndaj Rusisë. Pas një sërë ngjarjesh gërvishtëse –Luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913, Lufta e Parë Botërore, Revolucioni dhe grusht shteti bolshevik më 1917, Traktati i Paqes Brest-Litovsk u nënshkrua në vitin 1918. Atëherë Rusia bolshevike hoqi dorë nga të gjitha pretendimet për kthimin e detyrimeve bullgare për shpalljen e pavarësisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: nationallibrary.bg, bg.wikipedia.org, m5dergi.com, bulgarianhistory.org, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD