Nën moton “Të gjithë së bashku për sportin”, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon Javën Evropiane të Sportit #BeActive nga 23 deri më 30 shtator. Programi i veprimtarisë përfshin nisma të shumta për promovimin e sporteve aktive, përmirësimin e aktivitetit fizik dhe promovimin e të ushqyerit të shëndetshëm. #BeActive mbahet me iniciativën e Komisionit Evropian dhe do të përfshijë qytetet Sofje, Kjustendil, Stara Zagora, Jamboll, Nesebër, Bjalla dhe Montana.
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..