Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti del me pushime për shkak të zgjedhjeve

Foto: BTA

Deputetët vendosën të dalin me pushime njëmujore dhe seancat e fundit plenare të zhvillohen më 5 dhe 6 tetor. Ata do të kthehen në parlament më 8 nëntor, pasi të përfundojnë edhe balotazhet e zgjedhjeve lokale (zgjedhjet do të mbahen më 29 tetor, kurse balotazhi i mundshëm më 5 nëntor). Vendimi u miratua me propozimin e grupeve parlamentare të GERB, DPS dhe PP-DB. Vetëm komisionet parlamentare do të vazhdojnë të mblidhen. Deputeti i GERB-it Toma Bikov shpjegoi se kjo do të jetë një lloj pushimi krijues dhe kohë për reflektim për deputetët, pas së cilës ata do të jenë më të dobishëm për shoqërinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD