Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Negociatat me minatorët dhe energjetikët protestues do të jenë në parlament

Foto: BGNES-arkiv

Bllokimi i rrugëve nga minatorët dhe energjetikët protestues vijojnë për të pestën ditë. Ata i bënë 6 kërkesa autoriteteve,  duke përfshirë tërheqjen e planeve territoriale të paraqitura në Komisionin Evropian për një tranzicion të drejtë të gjelbër të zonave të minierave të qymyrit në Stara Zagora, Pernik dhe Kjustendill.

Autostradat “Trakia” dhe “Struma” pranë Stara Zagora dhe Dupnica, Rruga Nënballkanike pranë Gurkovo mbeten të mbyllura. Bllokadë ka edhe në Radnevo në rrugën për në Nova Zagora. Rruga ndërkombëtare Ruse - Svilengrad pranë centralit termik elektrik "Brikel" në Galabovo është gjithashtu e mbyllur, si dhe rruga Stara Zagora-Dimitrovgrad. Kudo ka rrugë alternative.

Për të gjetur një rrugëdalje nga protestat, sindikatat do të kenë takim në parlament, i cili është caktuar për të martën në orën 11:00. Në negociata do të marrin pjesë ministrat e energjisë, zhvillimit rajonal dhe ekonomisë. Protestuesit kërkojnë që në negociata të përfshihen edhe deputetë nga të gjitha grupet parlamentare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD