Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policia ekonomike kontrollon drejtuesit e protestës së punëtorëve të energjetikës

Nga e majta në të djathtë Ivajllo Vëllçev, Toshko Jordanov dhe Stanisllav Ballabanov nga ITN
Foto: BGNES

Vazhdojnë për të pestën ditë protestat dhe bllokimet e rrugëve kyçe nga minatorët dhe punonjësit e energjetikës, të pakënaqur me planet territoriale për një kalim të drejtë drejt ekonomisë së gjelbër në rajonet e qymyrit. Sot në Kuvendin Popullor zhvillohet takimi i kryeministrit Nikollaj Denkov, ministrave dhe deputetëve me përfaqësues të punëtorëve të energjetikës dhe minatorëve protestues.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN)  Toshko Jordanov bëri të ditur se policia ekonomike po kontrollon dy nga liderët sindikalistë të protestës. Jordanov gjithashtu theksoi se deri më tani nuk ka konsensus në takimin me protestuesit, që mbahet në parlament.

Sindikatat nuk hyjnë me optimizëm në bisedimet”, tha para takimit Dimitër Manollov, kryetar i Konfederatës së Punës “Podkrepa”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mirëpresim anijen "Shën Kirili dhe Metodi" me eksploruesit bullgarë të Antarktidës

Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..

rinovuar më 25-04-11 9.21.PD

Bora dhe erërat e forta uragane ndërprenë energjinë elektrike në mbi 100 fshatra në Bullgarinë Verilindore

Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..

botuar më 25-04-11 9.11.PD

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD