Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Denkov: Nënshkruam marrëveshje me punëtorët energjetikë që protestojnë

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Pas pesë ditësh të protestave dhe bllokimeve nga punëtorët e energjetikës dhe minatorët që nuk pajtohen me planet territoriale për një tranzicion të drejtë drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, protestuesit dhe qeveria në personin e kryeministrit Nikollaj Denkov, ministra dhe deputetë, u ulën sot në tryezën e negociatave të vështira 7-orëshe. Rezultati ishte një marrëveshje e nënshkruar mes protestuesve dhe qeverisë, dhe forcat e përfaqësuara në parlament u bënë garantues i marrëveshjes. Megjithatë, u bë e qartë se dokumenti nuk ishte i nënshkruar nga të gjithë përfaqësuesit e protestuesve. Në këtë fazë, nuk është e qartë nëse do të hiqen postblloqet në vend.

“Shteti nuk do të mbyllë administrativisht centralet me qymyr. Ata do të punojnë lirshëm. Tregu do të vendosë se cili prej tyre do të mbetet”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë pas takimit. Ai u shpreh se termocentralet siç i kemi ne nuk mund të zgjasin deri në vitin 2038 për shkak të kushteve të tregut. Marrëveshja e nënshkruar përbëhet nga 7 pika dhe nesër do të paraqitet për votim në Kuvendin Popullor. Denkov përsëriti se qeveria i dërgoi planet territoriale në fund të shtatorit për të mos shkelur afatet e përcaktuara nga KE dhe për të mos humbur burimet financiare përkatëse.

Tash e tutje do të fillojnë negociatat me KE-në, siguroi ai dhe shprehu shpresën se kjo do të zhbllokojë edhe procesin e negociatave ndërmjet kompanive energjetike, minatorëve dhe qeverisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndalon përkohësisht eksportin e produkteve të naftës

Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit..

botuar më 25-10-31 5.56.MD

Shkolla Bullgare e së Dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Athinë është duke mbajtur një konferencë për IT-në në arsimin

Më shumë se 80% e bullgarëve do të fillojnë të përdorin inteligjencën artificiale gjatë tri viteve të ardhshme, nga të gjitha grupmoshat e shoqërisë. Aktualisht, pothuajse nuk ka nxënës bullgar që të mos përdorë ChatGPT kur përgatit detyrat e shtëpisë...

botuar më 25-10-31 5.08.MD
Javor Dimitrov (majtas)

Kontrolli pas përmbytjes në kompleksin turistik “Elenite” zbuloi një sërë shkeljesh

Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll..

botuar më 25-10-31 4.24.MD