Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Opozita mbështeti protestat e vazhdueshme të minatorëve dhe punëtorëve të energjetikës

| rinovuar më 23-10-05 4.32.MD
Foto: BGNES

Autostrada “Trakia” mbetet e bllokuar prej 7 ditësh nga minatorët dhe punëtorët e energjetikës që protestojnë pranë qytetit Stara Zagora. Qafa e Republikës, Gëllëbovo-Radnevo, Radnevo-Nova Zagora dhe rruga kryesore Ruse-Svilengrad pranë fshatit Gllavan mbeten të mbyllura. Protestuesit ishin kategorikë se nuk do të lironin trafikun derisa të tërhiqeshin planet territoriale për kalimin në energjinë pa qymyr, të cilat kabineti i dërgoi Komisionit Evropian në fund të javës së kaluar.

Politikanët arritën të manipulojnë dhe ndajnë protestën e punëtorëve nga rajonet e qymyrit, thekson në qëndrimin e saj Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). “Është një gënjeshtër e plotë se marrëveshja me pushtetarët pasqyron kërkesat e protestave, të provokuara nga vendimet e vonuara gjatë për tranzicionin e gjelbër”, njofton sindikata.

Kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë”, Toshko Jordanov, nga foltorja në sallën plenare, grisi vendimin e miratuar nga shumica e deputetëve në mbështetje të marrëveshjes së lidhur energjetike. Ai e cilësoi vendimin si “të pakuptimtë” dhe shprehu mbështetjen për vazhdimin e protestave dhe bllokadave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ndaloi punën për shkak të mungesës së kuorumit

Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..

botuar më 25-10-15 11.45.PD

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD