Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një çerek shekull Qendra Kulturore dhe Informative në Bosilegrad edukon bullgarët në rajon

Qendra Kulturore dhe Informative në Bosilegrad
Foto: Ivo Ivanov

Qendra Kulturore dhe Informative “Bosilegrad” shënon 25 vjet nga krijimi i saj. Në festë morën pjesë bullgarët nga Krahinat Perëndimore, ambasadori bullgar në Beograd Petko Dojkov, konsulli i përgjithshëm në Nish Dimitër Stanev, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe institucione të tjera.

Qendra Kulturore dhe Informative “Bosilegrad” hapi dyert e saj më 2 tetor të vitit 1998 në kushtet e një lufte të përgjakshme civile dhe në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë. “Qendra kulturore luajti një rol vendimtar në rikthimin e kulturës bullgare pas dekadash mungesë. Ndërtuam monumentin e Vasil Levskit,  restauruam kishat “Shën Spas” në Dollna Ljubata dhe “Shën Ivan Rilski” në Parallovo. Falë Komunës Metropolitane, emrat më të njohur të muzikës, kulturës dhe artit bullgar ishin të ftuar në Bosilegrad”, tha kryetari i Qendrës Ivan Nikollov. Ai falënderoi institucionet bullgare për ndihmën e dhënë dhe bëri thirrje për zbatimin e standardeve evropiane për minoritetet në Serbi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD

Besimi në mediat publike - çelësi i ekzistencës së tyre

Si të ruhet dhe mirëmbahet besimi i publikut në media - kjo është tema qendrore për pjesëmarrësit në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike, e cila po zhvillohet në Sofje. Eventi, i organizuar nga Radioja Kombëtare..

botuar më 25-10-22 11.46.PD