Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, Vasill Terziev, i nominuar për kryebaskiak të kryeqytetit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", fitoi miratimin e 33.8%, dhe kandidati i GERB-SDS Anton Hekimjan doli i dyti me 23.7%.
Këtë e tregon anketa sociologjike e Qendrës për Analizë dhe Marketing, e realizuar në periudhën 30 shtator – 3 tetor të këtij viti me mjete të veta në mesin e 1003 shtetasve madhorë.
Në garën për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, kandidatja e BSP-së Vanja Grigorova mori 13.8%, Dejan Nikollov nga "Vëzrazhdane" - 10.2%, Vili Lillkov nga koalicioni "Sinja Sofia" (“Sofja Blu”) - 4.6%, dhe Ivajllo Vëllçev nga ITN - 3%. Sipas anketës, Vasill Terziev do të fitonte zgjedhjet në rrethin e dytë.“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..