Formacionet opozitare "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe "Ka një popull të tillë" i dorëzuan sekretariatit të Kuvendit Popullor votën e parë të mosbesimit ndaj kabinetit "Denkov" me motivin politika në sektorin "Energji". Tre forcat politike janë unanime se me veprimet e tyre pushtetarët e asgjësojnë sektorin. Sipas rregullores parlamentare, debatet për votën e mosbesimit nisin jo më herët se tre dhe jo më vonë se shtatë ditë pas marrjes së propozimit dhe votimi bëhet jo më parë se 24 orë pas përfundimit të debateve.
Megjithatë, kërkuesit e mocionit të mosbesimit do të insistojnë për një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi do të ketë pushime parlamentare për shkak të zgjedhjeve vendore. Të tre partitë kanë gjithsej 71 vota - jo të mjaftueshme për të pasur sukses një mocion mosbesimi.
“Ne jemi realistë dhe e kuptojmë se shansi i këtij votimi është zero”, deklaroi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Më herët sot, kryetari i GERB-it Bojko Borisov tha se partia e tij nuk do të jetë ajo që do të rrëzojë qeverinë.Procesi gjyqësor për vdekjen e 18 refugjatëve, të cilët humbën jetën nga mbytja në një kamion të gjetur pranë fshatit Llokorsko, afër Sofjes, në shkurt 2023, nuk mund të nisë. Shkaku është mungesa e përgjigjes nga Ambasada e Afganistanit. Nuk është e..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT), që funksionon pranë Universitetit të Sofjes, do të jetë bashkëorganizator i konkursit Physics-IQ Challenge, njoftoi universiteti. Konkursi do të zhvillohet në kuadër..
Investitorë amerikanë ndodhen këtë javë në Sofje për negociata me autoritetet bullgare lidhur me zgjerimin e depozitës së gazit në Çiren – një projekt që mund të shndërrohet në një fushë të re përballjeje midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5..
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët..
Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash...