Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Todor Tagarev: Deputetët duhet të miratojnë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker përpara votimit lokal

| rinovuar më 23-10-06 5.05.MD
Ministri Tagarev
Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev i bëri thirrje Kuvendit Popullor që të miratojë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker para zgjedhjeve lokale. Përndryshe, ekziston rreziku që afatet të humbasin.
Makineritë duhet të paguhen brenda 5 viteve dhe fondet për këtë janë të parashikuara në Ligjin për Buxhetin, si dhe në makrokornizën e parashikuar për buxhetin për tre vitet e ardhshme. Transportuesit e parë pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të 2025-ës dhe ato të fundit në fillim të 2028-ës.
Todor Tagarev tha gjithashtu se Ukraina ka kërkuar ndihmë të re ushtarake nga Bullgaria. “Raketat S-300 që vendosëm t’i japim vendit janë të pakta në numër. Bëhet fjalë për raketa me defekt që ushtria jonë nuk ka asnjë mënyrë për t'i përdorur apo riparuar, por ushtria ukrainase ka një opsion", tha ai për bTV. Është e mundur të dërgohen në Ukrainë njëqind transportues të blinduar Stryker nga ish-trupat e brendshme.
Fjalët e ministrit të mbrojtjes Todor Tagarev se Bullgaria do të humbasë afatin për ratifikimin e kontratës për blerjen e mjeteve luftarake “Stryker” nga SHBA, nëse parlamenti nuk e ratifikon atë përpara votimit lokal, shkaktuan reagime të ashpra nga GERB dhe DPS. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes Hristo Gaxhev sqaroi se afati për lidhjen e kontratës është në dhjetor dhe nuk ka nevojë të nxitohet për miratimin e saj nga Kuvendi Popullor.
Edhe deputeti i PP-DB-së Radosllav Ribarski bëri thirrje që të mos përshpejtohet procesi i blerjes së automjeteve të blinduara. Ai sqaroi se vendimi duhet të diskutohet në komisionet parlamentare. “Angazhimi i Kuvendit Popullor është për të ripajisur ushtrinë bullgare, por kjo të mos jetë në kundërshtim me buxhetin”, tha Ribarski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Në Tokio do të qëndisin motive tradicionale bullgare

Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..

botuar më 25-10-12 5.00.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD