30 minuta larg qendrës së kryeqytetit dhe më saktë në fshatin Ravno Pole të Sofjes, ka nisur ndërtimi i një prej komplekseve më të mëdha të spave në Evropë, mësojmë nga investor.bg. Resorti i ri do të përbëhet nga 18 pishina me një sipërfaqe totale mbi 4000 m2 dhe me ujë mineral me temperaturë 57.5 gradë si dhe 20 rrëshqitëse uji me gjatësi totale 1.2 km, ndër të cilat do të jetë edhe rrëshqitësja më e lartë në Bullgari. Mysafirët do të ecin në zona të gjelbra të mbjella me mbi 500 palma natyrore të sjella nga destinacione të ndryshme ekzotike.
.
Kompleksi do të ketë një hotel me 5 yje me një qendër luksoze kurative që ofron procedura shërimi me ujë mineral, kripë, baltë, elektroterapi etj., do të ketë gjithashtu ambiente të shumta ngrënieje dhe argëtimi, si dhe kazino. Sipërfaqja totale e ndërtuar do të jetë mbi 52 mijë metra katrorë. Është planifikuar gjithashtu një linjë e rregullt autobusi, e cila do të lidhë Sofjen me atraksionin e ri.
.Afati për realizimin e projektit është 3 vjet. Investitorët janë një kompani bullgare me përvojë shumëvjeçare në fushën e shërbimeve turistike dhe investimeve në pasuri të paluajtshme. Pas realizimit të projektit, ai do të jetë në top 5-shen e Europës për nga përmasat, parashikojnë ekspertët. Objekti më i afërt i ngjashëm ndodhet aktualisht në Bukuresht.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..